Reperi i njohur kosovar, Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, ka përfunduar në spital ditën e sotme. Ka qenë vetë këngëtari që ka publikuar një foto nga spitali, teksa shihet i shtrirë në shtrat dhe duke marrë serum.
“Ty ja grabit gripit”, ka shkruar Gjiko në foton që ka shpërndarë në Instagram, por nuk ka dhënë më shumë detaje për gjendjen e tij shëndetësore.

Gjiko u përfol më herët në medie, në lidhje me një akuzë përdhunimi që një vajza ka ngritur ndaj tij, ndërsa ky i fundit e ka mohuar që të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën në fjalë.