Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Gjiknuri zbulon çfarë ndodhi në mbledhjen e Këshillit Politik: Kishte tensione të forta, çështja e ndryshimit të sistemit ende në tavolinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

32a931ab16c2f38adca6d7a03364d094

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS në tryezën e Këshillit Politik për hartimin e Reformës Zgjedhore është shprehur se mbledhja e sotme është karakterizuar nga diskutime dhe debate të forta mes përfaqësuesve të partive.

Në “Ilva Now” Gjiknuri tregoi detaje rreth revoltimit që pati deputetja Rudina Hajdari, e cila tha se partitë e mëdha nuk e duan ndryshimin e sistemit zgjedhor, menjëherë sapo doli nga mbledhja. Ndërkohë, Gjiknuri tha se Hajdari s’ka pse të mërzitet sepse çështja e ndryshimit të sistemit që ajo kërkon është ende në tyrezën e negociatave.

“Nuk me duk e mërzitur kur ishte brenda, nuk i kam ndjekur deklaratat e znj. Hajdari por aty u zhvillua një debat normal, në frymën që diskutohet, ku ka edhe tensione dhe mbledhja e sotme ishte me tensione të larta, është një proces që kërkon durim dhe qetësi dhe jam i bindur se me kalimin e kohës edhe zonja Hajdari do të fitojë këtë qetësi. Ne duhet të jemi të parët të qetë dhe nuk duhet të nxisim me deklarata që nesër bëhet më vështirë për të arritur marrëveshjen.

Unë nuk e di pse u bënë ato deklarata se kjo derë u mbyll, pasi çështja e sistemit është në tavolinën e negociatave. Ne në deklaratën dhe planin e punës, kemi thënë se çështjet të cilat kërkojnë ndryshim kushtetute mund të marrin më shumë kohë, dhe pikërisht këtë vendosëm sot. Sistemi është çështje e rëndësishme”,u shpreh Damian Gjiknuri.

Më shumë

spot_img