Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

Gjiknuri uron për ditëlindje Gramoz Ruçin: Një figurë e rëndësishme në historinë e PS, shembull që duhet respektuar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i ka përcjellë një mesazh urimi ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit në 70-vjetorin e lindjes.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gjiknuri shkruan se Ruçi është një prej figurave më të rëndësishme dhe me kontribute të pashlyeshme në historinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Ndër të tjera ai shkruan se shkëputja e Ruçit nga nga jeta aktive politike ishte një tjetër leksion demokracie dhe pjekurie politike

“Gëzuar 70-vjetorin Gramoz 😊

Një urim i përzemërt për mikun tonë Gramoz Ruçi, një prej figurave më të rëndësishme dhe me kontribute të pashlyeshme në historinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Me urtësinë dhe mençurinë e tij, Gramozi i dha shumë familjes sonë socialiste duke u kthyer me meritë në një shtyllë të rëndësishme referimi. Një figurë përbashkuese edhe në ato momente delikate të familjes sonë politike kur kishim nevojë më shumë se kurrë për të qenë bashkë!

Edhe vendimi i vetëm pak muajve më parë për tu shkëputur nga jeta aktive politike ishte një tjetër leksion demokracie dhe pjekurie politike. Një shembull me vlerë dhe standard që duhet respektuar.

Edhe 100 Gramoz!” shkruan Gjiknuri në postimin e tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img