Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Gjiknuri takim me banorët e rajonit nr.3 në Vlorë: Referendumi vlonjat në 25 Prill, votë masive për PS

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga kandidatët për deputete Pranvera Resulaj, Teuta Ramaj dhe Laura Ferhati zhvilloi një takim me banorë të rajonit nr.3 konsideruar si “zemra“e qytetit të Vlorës.

Gjiknuri theksoi se opozita në qytet nuk ja doli të krijojë frymë ndaj dhe sëfundi po udhëhiqet nga Meta. Ndërsa u bëri thirrje vlonjatëve ta përdorin votën si referendum për të dhënë mesazhin se Vlora është vetëm pro zhvillimit.

“Dilni, mos e humbni këtë shans. Duke zgjedhur Partinë Socialiste dhe mirëqënia vjen duke u rritur. Prova që kemi dhënë në këto vite, janë  garancia jonë në të ardhmen. Krahu tjetër nuk ofron asgjë, riciklohen të njëjtat figura, riciklohen të njëjtat premtime dhe pa asnjë provë se çfarë kanë bërë në të kaluarën. Ndaj, nuk kanë asnjë arsye pse të kërkojnë votë këtu. Mos u gënjeni nga premtimet e tyre boshe! Lulzim Basha e provoi kur ishte edhe në bashki. Ne kemi bërë zgjedhjen tonë”, nënvizoi Gjiknuri.

Më tej ai u ndal tek Presidenti Meta dhe roli që ai ka marrë përsipër të luajë në këtë fushatë zgjedhore.

“Pasi nuk ja doli dot kjo opozita e Vlorës, tani na sollën përforcime nga Tirana. Erdhi Presidenti, ngriti shtatmadhërinë  e tij këtu dhe tha se do të shpëtoj Vlorën nga korrupsioni dhe nga krimi zgjedhor. Qëllimi i vërtet dihet, pasi partia e tij është për mua institucioni i korrupsionit zgjedhor. Sa herë është provuar ndonjë i kapur gjithnjë del i LSI-së dhe na akuzojnë ne pastaj. Erdhi zotëria tani dhe filloj me përçarje dhe me thirrje vëllavrasëse. Ai e mendon Vlorën sikur Vlora është një fuçi baruti, sikur do ti hedhi shkrepësen dhe vlonjatët do të shpërthejnë! Na shikojnë ne sikur jemi tipa sanguin e mezi presim Ilir Metën të dalim dhe të hedhin në  det kuislingët. Çfarë  do të  thotë  ai me erdha unë me çeta nga Skrapari?!

Ne jemi mikëpritës, dimë  ta respektojmë mikun, e vëmë aty në qoshe dhe askush nuk ka të drejtë të na tregojë ne sesi do të bëjmë fushatë, si do komunikojmë me qytetarët apo të na thuash ti sesi duhet të votojnë  vlonjatët. Nëse je vërtet lider i opozitës, dil këtu, jo si President. Në  fakt, ai është lideri i opozitës dhe kur të shkoni të votoni, imagjinoni dhe atë Ilir Metën. Ky është një shans të bëjmë referendum vlonjatshe, e kërkoj referendumin Presidenti para ca kohësh. Le ta fillojë referendumin në Vlorë. Nr 12 është referendum edhe për ta. Ai është  modeli atyre, ne jemi modeli i së ardhmes, ne duam zhvillimin, duam paqen dhe në  25 Prill në do ta tregojmë  më votë!”, theksoi Gjiknuri.

Gjithashtu, ndalesa e rradhës e drejtuesit politik të PS për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri ishte fshati Vllahinë në Bashkinë e Selenicës, ku shoqërohej nga deputeti Vullnet Sinaj. Gjiknuri u kërkoi banorëve të votojnë Partinë Socialiste si të vetmin opsion që ju ofron zhvillimin e qëndrueshëm të zonës së tyre. Sipas Gjiknurit, Partia Socialiste vjen krenare në zone, me premtime të mbajtura dhe me sigurinë se këto vepra do të përmbyllen gjatë mandatit të tretë qeverisës.

“Provat u dhanë këtu në Labëri me rrugën e nisur. Nuk ka përfunduar, ndaj duam ta çojmë deri në fund këtë mision dhe duam një mandat burrëror. Jeni popull mirënjohës, jeni popull patriotik, jeni njerëz që gjithë Shqipëria e di historinë tuaj, le ti themi të gjithëvë që ne jemi mirënjohës për punët e mira të bëra dhe të mbështesim me vote. Të vazhdojmë të gjithë këto punë të tjera të nisura ti çojmë deri në fund, prandaj  duhet votë masive.

Ne kemi një destinacion, Partinë Socialiste, Edi Ramën,  nr.12. Ai garanton zhvillimin sepse zhvillimi dhe mirëqënia do të vijë nga këto vepra, por këto vepra do të mbarojnë po të jemi ne në pushtet se po të vi krahu tjetër, kanë mbaruar punë me Vlorën ata.  Ne na flasin veprat, ata flasin me çfarë mund të bëjnë kur nuk kanë bërë asgjë. Ne themi kemi bërë këto dhe do të bëjmë më shumë”, theksoi Gjiknuri. 

Po ashtu, Damian Gjiknuri i shoqëruar dhe nga deputeti Fate Velaj ishtin në fshatin Bestrovë.

Në bashkëbisedimin me banorët e zones, Gjiknuri theksoi se nuk zgjodhi rastësisht të jetë përfaqësuesi i tyre në zgjedhjet e 25 Prillit, por me qëllimin e vetëm për të qenë një zë i fuqishëm edhe si drejtues politik i Qarkut, për të garantuar sa më shumë në vendimarrje, për të lobuar për sa më shumë investime në fshatin Bestrovë në këtë mandat të tretë qeverisës të Partisë Socialiste.

“Me projektin e ujësjellësit të ri ofron garancinë që brenda një viti problemi i ujit të pijshëm do të zgjidhet përfundimisht. Angazhohem edhe për projektin e ri elektrik i cili do të zgjidhë gjithashtu edhe problematikat e energjisë elektrike për fshatin Bestrovë. Rikonstruksioni total i aksit të vjetër rrugor i cili shkon deri në Llakatund do të ndikojë në impaktin e zonës ndërsa do të mundësojë lidhjen e aksit rrugor me rrugën nacionale përmes standarteve bashkëkohore ashtu siç e meriton zona”, theksoi Gjiknuri.

Sipas tij, të gjitha këto projekte janë fakte konkrete të parashikuara nga qeverisja e Partisë Socialiste për mandatin e tretë i cili do të jetë mandati i rikualifikimit urban të zonave rurale.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img