Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Gjiknuri: Rruga e Kombit do mbi 7 milion euro në vit për mirëmbajtje, Tiranë-Durrës me pagesë vetëm nëse…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shprehet se Rruga e Kombit kërkon mbi 7 milion euro në vit për mirëmbajtje.

Gjiknuri tha se një rrugë tjetër që mund të bëhet me pagesë në të ardhmen është autostrada Tiranë-Durrës. Por sipas Gjiknurit kjo do të ndodhë kur autostrada si edhe rruga alternative të rikonstruktohen plotësisht.

Intervista e Damian Gjiknurit në Report Tv:

Aplikimi i tarifës në Rrugën e Kombit, disa muaj më parë kur u vendos pati protesta dhe sot pritej një reagim, por opozitë nuk pamë, pse kjo tarifë?

Kjo temë është shumë e debatuar, po i rikthehet pak. Arsyeja ka qenë e thjeshtë, pasi nuk e nisa unë, por u fillua që në 2014, u konkludua në 2016. Qëllimi ishte për të siguruar të ardhura për të mirëmbajtur atë rrugë, pasi ka kosto të lartë. Nëse përdoruesit e rrugës nuk do të kontribuojnë, rruga do të amortizohet dhe kosto do të jetë më e lartë.

Sa është kostoja e mirëmbajtjes?

Shkon mbi 7 milionë euro në vit

Aktualisht sa jepen?

Është dhënë 5 milionë euro, por nevojat janë për 7 milionë euro, vetëm për tunelin janë dhënë mbi 2.5 mln euro. Në këtë tarifë do të futen investime shtesë, bërja e urës së Drinit.

Sa kushton përfundimi i rrugës?

Pjesa e koncesionarit, vetëm ura shkon 35-40 milionë euro dhe vlera e investimeve është jashtëzakonisht e madhe mbi 50 mln euro. Ka edhe kosto operative.

Shkaktoi gjithë atë irritim…

Në momentin kur filloi herën e parë mund të ishte bërë një punë më e mirë, u manipulua politikisht, pati edhe reagim qytetar dhe qeveria reflektoi dhe doli në një konkluzion për një tarifë simbolike.

5 euro nuk është simbolike?

Jo jo, vendosëm tarifë simbolike për qytetarët e Kukësit.

Rrugë të tjera me pagesë?

Në perspektivë është parashikuar që në të ardhmen, pak nga pak, do ishte shumë normale, rrugë që kanë rrugët alternative, mund të taksohen apo të tarifohen. Tiranë-Durrës nëse bëhet me pagesë, do të jetë një autostradë krejtësisht e rindërtuar. Por edhe rruga paralele do të bëhet sërish.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img