Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Gjiknuri rikthehet në Dibër dhe prezanton Ulsi Manjën si drejtuesin e ri të qarkut: Kemi shumë rrugë përpara së bashku

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i ri i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri është rikthyer në Dibër për të prezantuar drejtuesin e ri të qarkut, i cili do të jetë ministri, Ulsi Manja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ka qenë Manja i cili ka ndarë disa momente nga takimi teksa ka shtuar se ndihet i nderuar që do të punojë përsëri në strukturat nga ku ka nisur rrugëtimin e tij politik.

Manja gjithashtu shton se për të ecur para i nevojitet një bashkim i madh energjish dhe forcash.

“Sot në takimin prezantues me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut Dibër.

I nderuar të rikthehem dhe të punoj me strukturat e PS në Peshkopi, Mat, Bulqizë dhe Klos nga ku e nisa rrugëtimin tim politik.

Na duhet një bashkim i madh energjish dhe forcash progresive dhe mbi të gjitha një skuadër që beson fort te fitorja elektorale e rradhës.

Kemi shumë rrugë përpara së bashku”, shkruan Manja.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img