Hapësire reklamuese

Ekonomi

Gjiknuri prodhuesve të energjisë: Do ju japim borxhet Brenda 5 muajve të parë 2015

Shkruar nga Newsbomb

Prodhuesit e vegjël të energjisë në vend do të marrin paratë me të cilat shteti është debitor ndaj tyre në pesë muajt e parë të vitit 2015. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit e ministrisë së Energjisë dhe Industrisë pas marrveshjes së firmosur dje mes Ministrisë dhe Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme. Negociatat e filluara që në 13 nëntor 2014, sollën dje rezultatin konkret për këtë marrëveshje.

“Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare angazhohen të vazhdojnë përpjekjet për sigurimin e burimeve financiare të nevojshme për likuidimin e të gjitha detyrimeve të akumuluara ndër vite kundrejt prodhuesve të pavarur të energjisë, brenda 5 mujorit të parë të 2015. Koorporata Elektroenergjetike do të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar shlyerjen e faturave pa vonesa për periudhën Janar 2015 dhe në vijim” thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë.

“Palët bien dakord që formula e përllogaritjes së çmimit të shitjes së energjisë elektrike nga prodhuesit e energjisë së rinovueshme nga HEC-et, për periudhën 1.01.2015 – 31.12.2015, të jetë: Çmimi shitjes (lekë/kwh) = Çmimi mesatar i vitit përkatës të bursës hungareze (HUPX) të energjisë elektrike në euro cent /kwh X koeficientin 1.24 X normën mesatare të këmbimit në euro/lekë për vitin e fundit.

Kjo metodologji konsiderohet se është e bazuar mbi një normë të arsyeshme të kthimit të investimit, duke mënjanuar sa më të shumë të jetë e mundur transferimin e riskut nga sektori publik tek sektori privat” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.