Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Gjiknuri për shkarkimin e Metës: Nuk do të ishte tragjedi, ai mezi pret të takojë popullin e “2 marsit”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka komentuar seancën për shkarkimin e presidentit të vendit, Ilir Meta. Ai u shpreh në një intervistë në “ABC News” se shkeljet e Metës justifikojnë shkarkimin e tij. Sipas Gjiknurit shkarkimi i presidentit nuk do të ishte ndonjë tragjedi, pasi Meta është tashmë një aktor politik.

“Shkeljet e presidentit kanë qenë të dukshme. Unë s’dua të paragjykoj sepse gjykata është tërhequr për të marrë vendimin. Nuk do të ndodhë ndonjë tragjedi sepse presidenti ka thënë mezor po pres të takoj popullin e 2 marsit. Formalisht ka qenë në atë zyrë sepse ka qenë në fushë. Besoj se edhe për Metën nuk është ndonjë surprizë. Për mua nuk bën ndonjë diferencë të madhe.

Basti nuk është mirë. Nuk do më vinte mirë që presidenti vendit tim të shkarkohej. Një shkarkim i tillë do ti vlejë çdo pasardhësi që duhet të qëndrojë mbi palët. Pasojat e shkarkimit kanë edhe anën afatgjatë.

Me sjelljen e tij ka bërë veprime që cënojnë rëndë rolin e tij. Parimi bazë është që presidenti është aktor jopolitik që qëndron mbi palët. Ka bërë deklarata politike. Ai nuk duhet ti bënte”, u shpreh Gjiknuri.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img