Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Gjiknuri pas 5 orëve mbledhje të Këshillit Politik: Opozita jashtëparlamentare qendrim bllokues! Ja formula e kompromisit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Damian Gjiknuri, përfaqësues i mazhorancës në Këshillin Politik ka deklaruar pas thuajse 5 orësh mbledhje se opozita parlamentare ka ofruar kompromis ndërsa opozita jashtëparlamentare mbetet në pozita bllokuese.

“Pas një mbledhje të gjatë fatkeqësisht opozita jashtë parlamentare ndodhet në të njëjtat qendrime bllokuese me qëllim bllokimin e implementimeve kushtetuese.

U konstatua që amendimet kushtetuese nuk pengojnë as cështjen e hapjes 100% të listave as koalicionet parazgjedhore që rregullohen në Kodin Zgjedhor.

PD ka qëllim zvarritjen për mos njohur këtë arritje.

Opozita parlamentare ka ofruar kompromis, edhe mazhoranca, ata fatkeqësisht rrinë në të njëjtat pozita”, tha Gjiknuri teksa ofroi ‘formulën e kompromisit’.

“Ata thonë se nuk kanë shqetësim hapjen e listave por koalicionet. U kemi thenë të zgjedhin një model që ka sistem proporcional rajonal me koalicione, ta zgjedhë. Ta gjejmë një model perëndimor që ka këtë sistem dhe ne jemi gati ta foormojmë. Kjo është formula e kompromisit dhe është publike.

Ne jemi dakord, le ta gjejnë një sistem proporcional rajonal me koalicione.

Nuk e dimë sesi i bën llogaritë secili. PD ka dhënë disa shembuj Letoninë, Hollandën. Le ta marrim dhe ta implementojmë. Kaq po themi.

Parlamenti s’ka bërë asnjë gabim nga pikëpamja ligjore. Mundësitë janë. A kemi mundësi kompromisi? Po po hajde gjejmë një model proporcional rajonal me lista të hapura dhe në jemi gati të implementojmë formulën e koalicioneve që është atje.

Fleta e votimit është cështje teknike, këtu kemi problem principal. Fleta është çështje tjetër. Le të sjellin modelin”, u shpreh Gjiknuri duke hedhur dyshime se një model i ngjashëm si ky që kërkon opozita, ekziston në botë.

Më shumë




spot_img








spot_img