Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Gjiknuri në Indi, fton indianët për investime në Shqipëri

Lajme të ngjashëm

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, zhvilloi një vizitë zyrtare në Indi, ku u prit nga homologu i tij dhe Ministri i Jashtëm i Indisë. Qëllimi i vizitës së ministrit, ishte nxitja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Mësohet  se, Gjiknuri zhvilloi një takim me përfaqësues të  Dhomës së Bashkuar të Bizneseve të Indisë, ku foli për mundësitë që ofron Shqipëria për investime dhe mjedisin e favorshëm për investitorët e huaj.

Ndërsa, gjatë takimit me përfaqësues të kompanive më të njohura indiane në fushën e naftës dhe energjisë, ministri u njoh me arritjet e Indisë në këto fusha.  Eksperienca indiane e uljes së humbjeve në rrjetin elektroenergjitikë, si rezultat i masave shtetërore, manaxheriale dhe investimeve ka tërhequr interesin e ministrit Gjiknuri, që është shprehur se kjo praktikë mund të aplikohet edhe në Shqipëri.


Më shumë