Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Gjiknuri mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të politikanes greke: Gennimata spikati për vlerat që përcolli gjatë karrierës së saj

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka shprehur ngushëllime në emër të PS për ndarjen nga jeta të politikanes së njohur greke, Foteini Gennimata. 

Deputeti socialist kujton takimin e fundit me të në Lubljanë muajin e shkuar, ku thotë se Gennimata mbështeti axhendën e integrimit të Ballkanit Perendimor në BE.

Sipas Gjiknurit Gennimata ishte një politikane e spikatur për vlerat, të cilat i përcolli përgjatë gjithë karrierës së saj.

“Në emër te Partisë Socialiste të Shqipërisë shpreh ngushëllime të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të Kryetares së Pasok Znj. Foteini Genimata. Takimi i fundit me të ishte në Lubljanë muajin e shkuar në kuadër të takimit të PES ku ajo mbështeti pa hezitim axhendën e integrimit të Ballkanit Perendimor në BE. Znj. Genimata ishte nje politikane e spikatur për vlerat të cilat i përcolli përgjatë gjithë karrierës së saj”, shkruan Gjiknuri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img