Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjiknuri: Kërkuam ekspertizë, të shohim cili vend ka proporcional rajonal me listat të hapura

Shkruar nga Newsbomb
Deputeti i PS, Damian Gjiknuri

Deputeti socialist Damian Gjiknuri thotë se edhe hapja 100% e listave është e mundur.

Pas mbledhjes së Këshillit Politik, Gjiknuri u shpreh se është kërkuar ekspertizë për të parë se cili vend e ka aktualisht sistemin zgjedhor propocional rajonal me lista të hapura, dhe koalicionet siç janë aktualisht në Shqipëri.

Sa i përket çështjes së hapjes së listave dhe koalicionet, Gjiknuri tha se mund të rregullohen në kodin zgjedhor pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në parlament.

Pjesë nga fjala e Gjiknurit:

Një gjë është për t’u përshëndetur, që risitë kushtetuese janë gjetur me vend edhe nga opozita jashtëparlamentare. Ata mbështesin hapjen e listave. Ka rëndësi që PD dhe opozita u kthye në tavolinë, fatkeqësisht duke humbur kohë, sepse kanë një muaj që kundërshtojnë një iniciativë për hapjen e listave. Së pari mundësojmë hapjen e listës, dhe së dyti çështja e aleancave, janë gjëra që do të rregullohen në kodin zgjedhor. Jemi të gatshëm t’i detajojmë të gjitha këto rregulla. Hapja e listave ka sfida të mëdha aministrative, kërkuam edhe ekspertizë, le të gjejmë modele të vendeve të tjera që kanë lista të hapura proporcional rajonal, dhe që kanë koalicionet siç i kemi ne tani. Në momentin kur miratohen ndryshimet kushtetuese, hajde të ulemi e ti zbërthejmë. Gjithçka është e mundur, edhe hapja e 100% e listave.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.