Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Gjiknuri bashkëbisedim me profesionistët e rinj në Vlorë: PD po paralajmëron bllokimin e kantiereve, votoni PS që investimet të mos ndalen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Arsimi profesional gjatë dy mandateve qeverisëse të Partisë Socialiste ka njohur një trasformim të rëndësishëm. Profesionet e reja, në përputhje më tregun e punës dhe kërkesat kryesisht të turizmit në kuadër të trasformimit të qytetit, ishin prioritet që orientuan shumë të rinj në fillimin e start up-eve apo integrimin në tregun e punës.

Në një komunikim me profesionist të fushavë të ndryshme, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri dhe skuadra e kandidatëvë të Partisë Socialiste, u ndal te alternativa që ofrojnë. Gjiknuri kërkoi që me votë vlonjatët të ndalin regresin dhe kërcënimet e opozitës për bllokimin e projekteve që i japin frymemarrje të ardhmes turistike të Vlorës. 

“Në fillim thanë s’ka bërë asgjë për Vlorën Edi Rama. Kur filluan të dalin gjithë këto projekte në pah sikurse ishte shëtitorja, Sheshi i Flamurit etj. thonë do ti çojnë në SPAK. Duan t’i pengojnë, i vret e mira. Do të thotë se nëse vijnë ata në pushtet do të bllokohen, siç bënë në 2006-tën me mbikalimin e Zogut të Zi. Do të çojnë Sheshin e Flamurit në SPAK, do çojnë sheshin e Skelës në SPAK me qëllim që progresi të pengohet. Ky është mentaliteti i Partisë Demokratike!

Nuk mund ta hedhim poshtë mundësinë. U erdhi një shans vlonjatëve që të  krijohet mundësia që jeta të jetë më e bukur këtu, por këta duan ti bllokojnë projektet. Ju vret syrin e bukura e ndryshimi dhe e dinë se qyetetarët e Vlorës e duan ndryshimin. Vlonjatët e dinë se me këtë qeveri dhe me Edi Ramën Vlora do të bëhët”, theksoi socialisti.

Më tej, Gjiknuri u ndal konkretisht tek arsimi profesional, reformimi i këtij të fundit dhe politikat nxitëse të qeverisë të cilat kanë orientuar dhjetra të rinj drejt profesioneve për të cilat ka kërkesë në tregun e punës.

“Arsimi profesional është një nga çështjet kyçe që do të bëjë diferencën për të ardhmen. Shqipëria por krijon dhe do të krijojë vazhdimisht vende pune, por për njërëz që dijnë të punojnë dhe që kanë një zanat. Imagjinoni pas disa vitesh një marinë turistike në Vlorë, sa profesione të reja do të hapen. Do të kërkohen profesionist që punojnë në këtë industri, vende pune me shumicë për të gjithë ketë zonë. E ardhmja është në dorën tuaj, mjafton që të investoni sado pak, me marrjen e një profesioni, e një certificate. Ta duan atë punë dhe prespektiva e suksesi janë pa limit, varet pastaj vetëm nga aftësia e gjithësecilit. Oportuniteti do të krijohet”, vlerësoi ai.

Drejtuesi politik i PS në qytetin bregdetar u takua dhe me banorët e lagjes “11 Janari”. Damian Gjiknuri theksoi se problematikat që zona ka, të mbartura ndër vite, do të jenë në fokus të investimeve në këtë mandat të tretë qeverisës, mandat me rëndësi të veçantë për zonat rurale dhe ato informale.

“Është bast politik i vet Kryeministrit Rama ky mandat i tretë, në veçanti për Vlorën, ku vet Kryeministri ka investuar si kurrë më parë. Ashtu siç u premtua Vlora u transformua rrënjësisht, si një model për qytetet e tjera. Investimet e qeverisë socialiste janë në vijimësi. Që këto investime të vazhdojnë, duke përfshirë të gjitha zonat e tjera, përfshi dhe zonën tuaj të banimit, duhet që të vijojmë ta mbështesim Kryeministrin Rama i cili nuk ndalet me investimet për Vlorën”, u shpreh socialisti. 

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img