Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
2 %
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
8 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Gjiganti i naftës “Shell” raporton fitimet më të mëdha në 115 vite

Lajme të ngjashëm

Gjigandi i naftës dhe gazit Shell ka raportuar fitime vjetore rekord pasi çmimet e energjisë u rritën vitin e kaluar për shkak të pushtimit rus Ukrainës.

Për Shell fitimet arritën në 39.9 miliardë dollarë në vitin 2022, dyfishi i totalit të vitit të kaluar dhe më i larti në historinë 115-vjeçare të kompanisë.

Firmat e energjisë kanë arritur shifra rekord që kur çmimet e naftës dhe gazit u rritën pas pushtimit të Ukrainës.

Kjo ka bërë që shumë shtete të rrisin presionin ndaj kompanive të naftës dhe gazit për të paguar më shumë taksa, teksa qytetarët janë përballur me rritjen e çmimit të faturave.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent arriti afërsisht 128 dollarë për fuçi pas pushtimit të Ukrainës, por që atëherë ka rënë përsëri në rreth 83 dollarë. Çmimet e gazit gjithashtu u rritën ndjeshëm.

Kjo ka çuar në fitime të larta për kompanitë e energjisë, por gjithashtu ka nxitur një rritje të faturave të energjisë për familjet dhe bizneset. Së bashku me rritjen e çmimeve të ushqimeve, kjo e ka shtyrë inflacionin, normën me të cilën rriten çmimet, në nivelin më të lartë të 40 viteve të fundit.

Më shumë