UniCredit, banka më e madhe e Italisë, po planifikon të mbledhë rreth 13 miliard euro dhe të shkurtojë 14,000 vende pune në dy vitet e ardhshme, në një përpjekje për të rikthyer shëndetin financiar.
Banka parashikon të përmirësojë borxhin e keq prej 18 miliard euro nga bilanci i saj duke rritur profitabilitetin, raporton Newsbomb.al.
UniCredit gjithashtu planifikon të mbyllë rreth një të katërtën e 3,800 degëve të saj. Aksionet e UniCredit, shëndeti financiar i të cilës është dukshëm më keq se rivalët e saj evropianë, ra më shumë se 5 për qind gjatë këtij viti. /Newsbomb.al