Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Gjici mbledh për zgjedhje ‘kuvendin e burrave’ në Shishtavec, por harron masat! Vetëm 2 nga 30 veta me maskë; a do i gjobisë policia?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka zhvilluar një takim me asamblenë e burrave të PS, sot në oborrin e shkollës në Shishtavec, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit, fushatë që mesa duket nga të gjitha partitë politike ka nisur para kohe.

Mirëpo ajo çka bën përshtypje në këtë foto të siguruar nga Newsbomb.al, është se në 30 persona, përfshirë këtu dhe vetë Gjicin, vetëm dy djem nga fundi i rreshtit shihen me maska, të tjerët kanë zgjedhur të mos i vendosin.

000.jpg

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë dhe autoritetet policore bëjnë thirrje për mbajte të maskës në ambiente të hapura, përndryshe do të marrin masë administrative, lind pyetja: A do të gjobiten nga policia e Lleshajt dhe pjesëmarrësit e “kuvendit të burrave” bashkë me z.Gjici të cilët shihen pa maskë?

Sepse deri më tani janë vënë mbi 5000 gjoba 3000 lekëshe qytetarëve të thjeshtë në të gjithë Shqipërinë, të cilët janë kapur pa maska.

Më shumë




spot_img








spot_img