Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Gjetët një opozitë kashtë e k*qe”, Mediu-maxhorancës: Doni të zgjidhni një President që ju shërben juve

Shkruar nga Newsbomb
“Gjetët një opozitë kashtë e k*qe”,

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për caktimin e raundit të katërt për zgjedhjen e Presidentit, u tregua kritik ndaj opozitës e cila nuk ka një qëndrim të unifikuar përballë maxhorancës.

Ai deklaroi se opozita duhej të paraqiste një kandidat përballë maxhorancës, në mënyrë që të mos të zgjidhet një person i cili nuk do të jetë mbi palët.

Mediu: Nuk është faji i juaj por është përgjegjësia e jona që nuk arritëm të të kuptojmë që përgjegjësia jonë si opozitë, është të jemi të unifikuar përballë qëndrimit të maxhorancës, të unifikuar në qëndrim, propozim dhe të unifkuar në angazhimin tonë të oponionit publik. Jemi në një pozicion absurd në procesin e zgjedhjes së Presidentit, ku ju vini dhe thoni duhet të ketë një datë të caktuar, ju e dini kur mund të vendosni dhe opozita është e panevojshme në proces për shkak të asaj që ka parashikuar Kushtetuta.

Nëse do të donim të kishte një president konsesual duhet të uleshim të gjithë si opozitë dhe maxhorancë dhe të diskutonim emrat. Nuk mund të ngelet në mëshirën e Edi Ramës, opozita ka pasur dhe ka njerëz dinjitoz për të qenë President të Republikës. Këtë duhet të bënte opozita të paraqiste një kandidat përballë maxhorancës, për të mos përfunduar këtu ku jemi që pritet të zgjidhet një person që nuk do të jetë mbi palët.

Dua të huazoj fjalët e profesor Fugës, ju për fat të keq gjetët një opozitë kashtë e k*qe për të gjetur një president që i shërben maxhorancës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll