Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
1.5kmh
75 %
Mër
13 °
Enj
11 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
17 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Gjesti i veçantë i Presidentit të Maqedonisë, çon për dore në shkollë vogëlushen shqiptare Ëmbla Ademi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka bërë një gjest tejet të veçantë për Ëmbla Ademin, e cila e kishte e ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën e saj kishin bërë peticion që ajo të largohej sepse ishte me sindromën “Down”.

Ajo tani po e vazhdon shkollimit normalisht falë reagimit nga opinioni publik. Pendarovski ka bërë një vizitë në shtëpinë vogëlushes nga Gostivari dhe më pas e ka marrë për ta dërguar në shkollë, dorë për dore, shkruajnë mediat vendase, transmeton newsbomb.al.

Edhe ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri, ka bërë të ditur se Ëmbla i është kthyer sërish procesit mësimor.

“Për kënaqësinë time personale dhe akoma më shumë për kënaqësinë e familjarëve të saj dhe mbi të gjitha për kënaqësinë e saj, sot ajo është sërish mes shokëve të klasës dhe jashtëzakonisht e lumtur që vazhdon të marrë njohuri të reja, të përparojë dhe të krijojë miqësi me bashkëmoshatarët e saj”, ka shkruar ministri Shaqiri.

Më shumë




spot_img








spot_img