Tirana
overcast clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
1kmh
90 %
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Gjesti i myslimanëve shqiptare pasqyrohet nga prestigjozja “Time” si shembull kundër vendimit të Donald Trump

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Edhe në momentet më të errëta, ekzistojnë heronjtë- edhe pse ndonjëherë ata mund të jenë njerëzit nga të cilët presim më pak”. Kështu nis artikulli i prestigjozes “Time” për “historitë e harruara” të myslimanëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Në artikull flitet për një nga familjet e shumta shqiptare që shpëtuan hebrenjtë nga ushtarët nazistë, ndërsa në foto është vendosur Mbreti Zogu I.

Grupi “I Am Your Protector” i njeh meritat edhe familjes myslimane shqiptare, Pilkus, e cila strehoi Johanna Neumann (aktiviste) dhe mamanë e saj gjatë pushtimit gjerman dhe bindën fqinjët se ato ishin pjesëtare të familjes që kishin ardhur për vizitë nga Gjermania.

“Ata vunë jetët e tyre në rrezik për të na shpëtuar ne. Nëse do të merrej vesh se ne ishim hebrenj, e gjithë familja do të vritej. Atë që bënë këta njerëz, shumë kombe europiane nuk e bënë. Ata u bënë së bashku dhe ishin të vendosur për të shpëtuar hebrenjtë”, tha Neumann për “Time”, sot 86 vjeçe.

Në artikull flitet edhe për raste të ngjashme të shpëtimit të hebrenjve në Tunizi dhe Iran, shtete me shumicë myslimane.

“Time” ka intervistuar gjithashtu disa studiues të holokaustit edhe për vendimin e fundit të presidentit Donald Trump për të pezulluar vizat për shtatë shtete, të gjitha myslimane. Ata citojnë shembujt e mësipërm për të theksuar se një veprim i tillë nuk duhet të ndërmerret për të gjithë, por për elemente të veçantë, ndërsa shprehen kundër rritjes së dhunës dhe racizmit ndaj myslimanëve në SHBA. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img