Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjesti fisnik i efektivëve të Policisë së Tiranës, i kthejnë portofolin qytetares

Shkruar nga Newsbomb

Efektivët e Policisë së Tiranës, ashtu si dhe i ka hije, kanë bërë një gjest mjaft fisnik. Kanë qenë punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr.2, të cilët gjatë patrullimit në rrugën “Muhamet Gjollesha, kanë gjetur në tokë një portofol me një shumë parash, karta bankare si dhe dokumente identifikimi të një shtetaseje.

Menjëherë, ata kanë dorëzuar portofolin në Komisariat de pas verifikimeve të kryera kanë kontaktuar shtetasen të cilës i kishte rënë portofoli.

Qytetarja është paraqitur pranë ambienteve të Komisariatit ku dhe ka marrë sërish portofolin e saj. Sakaq, s’ka qëndruar pa i falënderuar dhe pa i shprehur mirënjohje punonjësit të Policisë për gjestin dhe korrektësinë e treguar.

Qyetarja duke marre portofolin serish Qyetarja duke marre portofolin serish

 

Tiranë

Punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr. 2 gjejnë dhe i dorëzojnë një shtetaseje, portofolin që i kishte humbur në rrugë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, gjatë patrullimit në territor, në rrugën "Muhamet Gjollesha", kanë gjetur në tokë, një portofol me një shumë parash, karta bankare dhe dokumente identifikimi të një shtetaseje.

Punonjësit e Policisë e kanë dorëzuar portofolin, në Komisariatin e Policisë Nr. 2, dhe pas verifikimeve të kryera është kontaktuar me shtetasen të cilës i kishte humbur portofoli.

Kjo shtetase është paraqitur në komisariat dhe ka falënderuar punonjësit e Policisë, për gjestin dhe korrektësinë e treguar. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese