Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjest domethënës tek 'Shefqet Ndroqi', infermierja i dhuron pacientit me Covid-19 vezën e pashkëve

Shkruar nga Newsbomb
Infermierja dhe pacienti, foto e publikuar nga ministrja

Një gjest i veçanta ka ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku siç shihet në këtë foto një infermiere i ka dhuruar një pacienti me Covid-19 një vezë Pashke.

Foton e ka publikuar Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se ky gjest domethënës në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” na jep shpresë dhe forcë, se do t’ja dalim bashkë që jeta të triumfojë kudo dhe kurdoherë.

Më tej ajo ka cituar dhe Papa Françeskun i cili thotë se: “Fjala e fundit nuk do t’i mbetet as errësirës dhe as vdekjes”.

Shkruan Ogerta Manastirliu:

Siç thotë Papa Françesku: “Fjala e fundit nuk do t’i mbetet as errësirës dhe as vdekjes”.

Në këtë ditë simbol të triumfit të jetës mbi vdekjen, mendimet tona shkojnë për ata që sakrifikojnë e sakrifikohen në spitalet tona, në këto ditë të vështira në përballjen me #Covid19.

Ky gjest domethënës në spitalin #Covid2 “Shefqet Ndroqi” na jep shpresë dhe forcë, se do t’ja dalim #bashkë që jeta të triumfojë kudo dhe kurdoherë

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll