Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Gjermania shkatërron grupin terrorist të ekstremit të djathtë, 25 të arrestuar që planifikonin grusht shteti

spot_img

Lajme të ngjashëm

Hetuesit kanë zbuluar dhe shpartalluar një grup terrorist për të cilin thuhet se kishte planifikuar një grusht shteti në Gjermani. Përgatitjet e tyre kanë zgjatur rreth një viti. Në mëngjesin e ditës së sotme, (07. 12. 2022), janë arrestuar 22 anëtarë të dyshuar të grupit dhe tre mbështetës të dyshuar, njoftoi prokurori federal në Karlsruhe. Në të njëjtën kohë, më shumë se 130 shtëpi, apartamente dhe zyra u kontrolluan dhe bastisën në njëmbëdhjetë shtete federale.

Sipas Prokurorisë Federale, të arrestuarit thuhet se janë të ashtuquajtur “Shtetas të Rajhut”, të cilët nuk e njohin Republikën Federale të Gjermanisë. Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës mendon se të tillë ka rreth 21.000. Sipas autoriteteve, rreth pesë për qind e tyre, pra rreth 1.150 janë ekstremistë të krahut të djathtë.

Arrestimet u kryen në vende të ndryshme në Baden-Württemberg, Bavari, Berlin, Hessen, Saksoninë e Poshtme, Saksoni, Tyringi dhe në një rast në Austri (Kitzbühel) si dhe në Itali (Perugia). Kërkime ka pasur edhe në Brandenburg, Renani Veriore-Vestfali, Rheinland-Pfalz dhe Sarland. Sipas Zyrës së Prokurorisë Federale, ato janë drejtuar edhe kundër 27 të dyshuarve të tjerë.

“Heinrich XIII P.R.” në krye

Sipas Zyrës së Prokurorit Federal, grupi terrorist dëshironte në mënyrë specifike të rekrutonte anëtarë të Bundeswehr-it dhe policisë për qëllimet e tyre. Ata formuan një “krah ushtarak” dhe një këshill të kryesuar nga “Heinrich XIII P. R.”. Sipas raportimeve të mediave, ai është një sipërmarrës i imobilieve nga Frankfurti mbi Main, i cili posedon edhe një kështjellë për gjueti në Bad Lobenstein.

Si drejtuesi i dytë i grupit është identifikuar nga prokurori federal personi i quajtur Rüdiger v. P., për të cilin mediat njoftojnë se ka qenë ish-komandant i parashutistëve. Të akuzuarit i bashkon “një refuzim i thellë i institucioneve shtetërore dhe rendit demokratik të Republikës Federale të Gjermanisë,” tha ai. Për të zbatuar planet e tyre, ata kanë planifikuar edhe përdorimin e forcës ushtarake dhe dhunën ndaj përfaqësuesve të shtetit si dhe vrasjet.

Rusia partneri qendror

Sipas zyrës së prokurorisë federale, grupi planifikonte të formonte një qeveri të përkohshme që do të negocionte rendin e ri shtetëror në Gjermani me fitimtarët aleatë të Luftës së Dytë Botërore “sipas narrativës klasike të shtetasve të Rajhut”. Nga këndvështrimi i tyre, kontakti i vetëm i rëndësishëm për këto negociata është aktualisht Federata Ruse. “Heinrich XIII P.R.” ka kërkuar edhe kontakt me përfaqësuesin e Federatës Ruse në Gjermani. “Por, sipas hetimeve të deritanishme, nuk ka të dhëna se personat e kontaktuar i janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të tij”, njofton prokuroria federale.

Më shumë


spot_img









spot_img