Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Gjermania raporton shifrat më të larta të infektimeve që nga muaji maj, ministri: Shmangni festat, deri tani po e përballojmë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7d0a0b8df0d117ef02138f4ef8a0762b

Gjermania raporton shifra alarmante të infektimeve me coronavirus.

Mediat gjermane thonë se ditën e djeshme nga Instituti Robert Koch u raportuan më shumë se 1200 raste të reja, numri më i madh i të prekurve që nga fillimi në maj. Sipas institutit, janë 10 mijë raste aktive.

Në një intervistë ministri federal i shëndetit Jens Spahn kërkoi që njerëzit të jenë vigjilentë dhe shprehu shqetësim rreth zhvillimeve të reja.

“Ne shohim se ka kthime nga pushimet, por edhe festa të të gjitha llojeve, nga celebrimet në familje në shumë vende tek ato të organizuarat. Nëse nuk marrim masa, ky është një zhvillim dinamik”.

Ministri apeloi qytetarët për masat e higjenës, mbajtjen e maskave dhe distancave. Spahn tha ndër të tjera se sistemi shëndetësor I përballon shifrat e deritanishme. “Por shqetësim do të jetë nëse rriten. Kjo do të ishte shumë e vështirë për autoritetet”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img