Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Gjermania prezanton masat e reja për kursimin e energjisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kriza e energjisë ka goditur botën dhe qeveritë përkatëse të shteteve kamë ndërmarrëmasa të ndryshme. Së fundmi, Gjermania ka vendosur rregulla të reja për kursimin e energjisë, për shkak të frikës nga mungesat që vijnë si pasojë e ndalimit të furnizimit të gazit rus për shkak të luftës në Ukrainë. Rregullat e reja i njoftoi Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.

Në një deklaratë për shtyp, ka qenë ministri gjerman i Ekonomisë. Robert Habeck, ai i cili ka bërë me dije se ngrohja në ndërtesat publike do të lejohet në maksimum 19 gradë Celsius, ndërtesat dhe monumentet nuk do të ndriçohen më gjatë natës dhe as tabelat nuk do të ndriçohen.

“Nevojiten edhe më shumë masa shtrënguese në botën e biznesit”, tha ai.

Habeck tha se kjo është duke u diskutuar me përfaqësues të Ministrisë së Punës.

Në korrik, Habeck prezantoi një paketë të re të konsumit të energjisë në kuadër të një reduktimi të ndjeshëm të furnizimit me gaz rus. Në atë kohë, thuhej se është e rëndësishme të reduktohet konsumi i gazit në kompani, ndërtesa zyrash dhe në familje. Ministria e Ekonomisë planifikon të prezantojë masa shtesë lidhur me konsumin e energjisë.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img