Hapësire reklamuese

Politikë

Gjermania në mbështetje të Ramës, i bën thirrje Lukashenkos: Prano ofertën e dialogut për zgjidhjen e krizës politike

Shkruar nga Newsbomb
Steffen Seibert

Edhe Gjermania ka dalë në mbështetje të kryeministrit Rama për ofertën që ai ka bërë në drejtim të presidentit bjellorus Lukashenko për zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert ka përshëndetur ofertën e Ramës si kreu i OSBE-së për dialog mes qverisë dhe opozitës në Bjellorusi.

Prej ditësh në shtetin bjellorus vijojnë protestat e dhunshme, ku shumë protestues opozitarë janë burgosur dhe po keqtrajtohen në burgje.

“Dialogu mes autoriteteve dhe qytetarëve është shumë i rëndësishëm. Ne përsërisim edhe njëherë që OSBE duhet të ndërmjetësojë dialogun. Gjithashtu përshëndesim kryesuesin e OSBE zotin Edi Rama i cili ka treguar gatishmërinë e tij, i cili ka ofruar ndërmjetesimin për dialog me Lukashenkon. Pamjet e fundjavës tregojnë se qytetarët ne Bjellorusi kanë treguar shumë guxim dhe kanë protestuar lirisht në një numër shumë të madh njerëzish në rrugë. Atyre duhet t’u jepet mundësia për një të ardhme më të mirë për vendin e tyre, ka thënë Seibert.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.