Hapësire reklamuese

Politikë

Gjermania në favor të Shqipërisë, Petrit VASILI: Rilindja shtoi kushtet për nisjen e negociatave, s’ka premisë nëse nuk plotësohen 2 kërkesat e para (DEKLARATA)

Shkruar nga Newsbomb
Petrit Vasili

Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili deklaroi se pavarësisht konfirmimit të parlamentit gjerman për hapjen e negociatave të Shqipërisë, bisedimet nuk mund të nisin nëse nuk plotësohen 9 kushtet e vendosura.

Përpara mediave, Vasili akuzoi qeverinë socialiste se nëpërmjet politikave të saj ka shkaktuar dëme në vend duke bërë të rriten kushtet për anëtarësim nga 5 në 9.

Zyrtari i LSI shtoi se miratimi i Reformës Zgjedhore dhe ngritja e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese janë premisa që Shqipëria të nisë bisedimet zyrtare me BE-në.

Deklarata e Petrit Vasilit:
‘’Dje, parlamenti gjerman dha një miratim në princip për Shqipërinë. Që prej nëntorit të 2016 kishim 5 kushte. Pastaj, u mor rekomandim me kredenciale të rëndësishme për miratimin e Reforma në Drejtësi me 140 vota. Ishte mundësi për të shmangur kushte të tjera dhe për të përshpejtuar integrimin. Që në 2017 me rrëmbimin e timonit nga Rilindja kushtet janë shtuar nga Rilindja. Është dëmtuar dhe kredenciali i Reformës është dërrmuar. Tani kemi kërkesë për ngritjen e SPAK-ut, Gjykatës së Lartë, Kushtetuese. Të gjitha këto organe u kapën nga Rilindja.

Qeverisë i duhet të plotësojë të gjitha kushtet. Çdo pretendim që mjaftojnë 2 kushte për hapjen e negociata është spekullim total. Qeveria nuk po bëhet serioze.

Në konferencën e parë për anëtërësim kërkohet reforma zgjedhore dhe Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë. Mbajtja e Konfrencënsë së dytë thotë se kapitujt për anëtarësim hapen kur të plotësohen 9 kushtet. 2 kushtet e para janë premisë për të folur për këtë çështje, në të kundërt nuk hapen negociatat.

Gjermania konstatoi probleme të mëdha që nuk kanë qenë 2016 duhen ndërmarrë të gjitha hapat, ndryshe do të ndërlikohet rruga e integrimit. Bundestagu thotë se nevojitet vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit.
Po të shikoni të gjitha kushtet, janë produkt i krijuar nga mazhoranca. Kush i pengoi procedimin e personave që vodhën votat? Rilindja. SPAK u pengua nga Rilindja. Reforma administrative, punësim partiak u bë nga Rilindja. Të gjitha kanë vetëm një autor: Rilindjen.

Kërkohet që Shqipëria të plotësojë kriteret politike. Nuk ka anëtarësim automatik nëse kriteret nuk plotësohen. LSI si forcë e integrimit europian premton të bëjë çdo sakrificë për të çuar këtë proçes përpara. Fajtor i vetëm është Edi Rama dhe Rilindja e tij. Nuk duhet keqpërdorur dhe dashamirësia, e cila nuk është e pafundme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese