Gjermania në 'ankth', regjistrohen shifrën më të madhe të rasteve të reja me COVID-19 që nga prilli

Publikuar tek: bota, më 16:59 15-08-2020 Gjermania në 'ankth', regjistrohen shifrën më të madhe të rasteve të reja me COVID-19 që nga prilli Ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit Gjermania ka regjistruar shifrat më të larta që nga muaji prill, për sa i përket infektimeve të reja me COVID-19.

1415 raste të reja u konfirmuan ditën e djeshme, ndërsa numri i të prekurve nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 222.828.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se grumbullimet gjatë pushimeve verore po organizohen në mënyrë të papërgjegjshme, ndërsa mbrojti vendimin e qeverisë për ta shpallur Spanjën si zonë me rrezikshëmri të lartë dhe për të mos lejuar qytetarët të udhëtojnë drejt Spanjës.

“Unë e di sa e duan Spanjën gjermanët, por fatkeqësisht shkalla e infeksioneve atje është duke u rritur në masë të konsiderueshme”, tha Spahn për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”.

Gjermania ka marrë vendim që personat që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë nga koronavirusi duhet të testohen ose të qëndrojnë dy javë në karantinë të detyrueshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022420883178711
array(1) { ["section"]=> string(103) "gjermania-ne-ankth-regjistrohen-shifren-me-te-madhe-te-rasteve-te-reja-me-covid-19-qe-nga-prilli-217236" }