Hapësire reklamuese

Bota

Gjermania merr vendimin: Personat nën 60 vjeç që kanë marrë dozën e parë të “Astrazeneca”, dozë të dytë do marrin një vaksinë tjetër

Shkruar nga Newsbomb
Gjermania merr vendimin: Personat nën 60 vjeç që kanë

Ministrat federalë dhe rajonalë të Shëndetësisë në Gjermani ditën e djeshme kanë marrë vendimin që personat nën 60-vjeç që dozën e parë e kanë marrë të Astrazeneca, si dozë të dytë do të marrin një vaksinë tjetër.

Gjermania më 30 mars njoftoi se nuk do t’i vaksinojë më me AstraZeneca personat nën moshën 60 vjeç, për shkak të shqetësimeve rreth lidhjes së mundshme të kësaj vaksine me mpiksjen e gjakut.

Ministrat gjermanë thanë që personat më të rinj që e kanë marrë dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca-s, dozë të dytë do ta marrin vaksinën e kompanisë “Pfizer” ose atë të kompanisë “Moderna”.

“Zgjidhja që është gjetur do të ofrojë nivel të mirë të mbrojtjes”, deklaroi ministri rajonal i Shëndetësisë në Bavari, Klaus Holetschek.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu