Hapësire reklamuese

Politikë

'Gjermania kërkon falje për krimet e Hitlerit dhe Franca për himnin', Patozi: Rilindja për trafiqet dhe krimet e saj thotë se...

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka ironizuar Partinë Socialiste me frazën "O sa mirë me qenë 'Rilindas'".

Përmes një statusi në 'Facebook', Patozi ka permendur dy shembuj, ku është kërkuar falje si Gjermania që vijon ende për krimet e Hitlerit dhe Franca gjatë ditës së sotme për ngatërrimin e himnit shqiptar.

Ndërkohë Patozi deklaron se për Shqipërinë nuk ekziston diçka e tillë, pasi edhe në rastet kur përfaqësues të lartë politikë rezultojnë të përfshirë në krime apo trafiqe, 'Rilindja' e quan përgjegjësi individuale.

Statusi i plotë:

OH SA MIRË ME QENË "RILINDAS"...

1-Gjermania vijon të kërkojë falje per krimet e Hitlerit, ndonëse po mbushen 75 vjet që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Rasti më i fundit ishte vizita e Presidentit Frank-Ëalter Steinmeier në Poloni.

2-Franca kërkon ndjesë të thellë, vetëm pse Federata e saj e Futbollit ngatërron himnin e një vendi tjetër gjatë zhvillimit të një ndeshjeje ndërkombëtare në Paris. Dhe për këtë investohet direkt presidenti i vendit, Emmanuel Macron. Rasti është shumë i freskët për çdo shqiptar, sepse ka të bëjë me incidentin e mbrëmshëm në Stade de France.

3-Ndērsa në Shqipëri, "Rilindja" thotë se është thjesht përgjegjësi individuale, sa herë që dikush nga përfaqësuesit e saj të lartë politikë rezulton si i përfshirë në trafiqe apo krime të tjera të rënda në vitet e fundit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.