Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjermania ka kërkuar rikthimin e vizave për shqiptarët? Ambasadori gjerman: Do të doja të prisnim…

Shkruar nga Newsbomb
Gjermania ka kërkuar rikthimin e vizave për shqiptarët?

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf në një prononcim për mediat nga qyteti i Cerrikut ka thënë se tani që Angela Merkel nuk do të jetë më në krye të qeverisë gjermane asgjë nuk do të ndryshojë sa i përket mbështetjes të Gjermanisë ndaj Shqipërisë.

Sipas ambasadorit edhe pasuesit e Merkel do të vijojnë në të njëjtën linjë më ish kancelaren sa I takon mbështetjes për Ballkanin perëndimor në rrugën e integrimit në BE.

 “Besoj që kancelarja gjatë vizitës së saj të fundit , e cila ishte një vizitë ndarje dhe lamtumire e bëri të qartë që Shqipëria dhe Ballkani përëndimor janë në krye të axhendës së saj si kancelare dhe besoj që e njëjta gjë do të vlejë edhe për pasuesin e saj dhe mendojë se do të jetë e suksesshme në këtë ndërmmarje të vetme”.

Ndërsa,  sa i përket pyetjes së nëse do të rikthehet sistemi I vizave për shqiptarët ambasadori Zingraf u shpreh se deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar.

“Nuk mund te jap nje koment , unë deri tani nuk kam asnjë informacion lidhur me këtë pikë. Do të doja të prisnim që të jepnim një përgjigje të saktë”, shtoi ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll