Hapësire reklamuese

Bota

Gjermania i bashkohet operacionit për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza

Shkruar nga Newsbomb
Gjermania i bashkohet operacionit për dërgimin e ndihmave humanitare

Gjermania do t’i bashkohet vendeve të tjera të cilat kanë vendosur të dërgojnë ndihma humanitare në Rripin e Gazës aty ku prej disa muajsh po zhvillohet lufta.

Gjermania do t’i bashkohet operacionit i cili nisi fillimisht nga Jordania, e tashmë ka pjesëmarrjen e disa vendeve të tjera, përfshirë Francën dhe SHBA.

“Njerëzve në Gaza u mungojnë gjërat më elementare. Ne duam të bëjmë pjesën tonë për të siguruar që ata të kenë akses në ushqim dhe ilaçe,” – ka deklaruar ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius.

Izraeli ka vendosur kufizime në ndihmat që hyjnë në Gaza, duke bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë se qindra mijëra banorë të Gazës po vuajnë nga uria dhe se në Gaza njerzit po luftojnë mes mjerimit dhe urisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese