Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
34 %
2.1kmh
90 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
11 °
Mar
13 °
E premte, 16 Prill, 2021
spot_img

Gjermania gati të nisë negociatat me Rusinë për të blerë vaksinën “Sputnik V”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn ka njoftuar se Gjermania është gati të nisë negociatat me Rusinë për ta blerë vaksinën kundër koronavirusit, Sputnik V.

Vendimi përfundimtar për blerjen e vaksinës ruse varet nga aprovimi i kësaj vaksine nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) e cila aktualisht është duke e rishikuar.

Komisioni Europian u ka thënë ministrave të shëndetësisë së shteteve të Bashkimit Europian se Brukseli nuk po planifikon të nisë bisedimet me Rusinë për  të blerë vaksinën  “Sputnik V”, prandaj për këtë atsye Spahn ka thënë se Gjermania do të nisë negociata preliminare për të siguruar vaksinën.

“Unë i shpjegova në emër të Gjermanisë Këshillit të Ministrave të Shëndetësisë të BE, që ne do të diskutonim dypalëshe me Rusinë, së pari për të ditur se kur dhe cilat sasi mund të dorëzohen,” – tha ai.

Vaksina ruse e koronavirusit është regjistruar deri më tani në 59 vende, por ende nuk ka marrë dritën jeshile nga Agjencia Europiane e Barnave.

Sipas provave klinike të fazës së tretë vaksina është  91,6% efektive.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img