Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjermania fut Shqipërinë në zonën e rrezikut të lartë, 10 ditë karantinë për këdo

Shkruar nga Newsbomb
Gjermania fut Shqipërinë në zonën e rrezikut të

Mediet gjermane raportojnë se qeveria federale do të klasifikojë Serbinë dhe Shqipërinë, në listën e vendeve me rrezik për shkak të situatës së Covid-19.  Ky vendim pritet të jepet ditën e dielë.

Vendet dhe rajonet me një rritje të lartë të rasteve të reja të infektimeve nga koronavirusi, klasifikohen nga autoritetet gjermane si zona me rrezik të lartë.

Të kthyerit që vijnë nga këto vende dhe që nuk janë vaksinuar plotësisht ose nuk janë shëruar, duhet të karantinohen për 10 ditë.

Ndërsa mund të mos e kryejnë karantinën e plotë vetëm nëse pas 5 ditësh tamponi i nxjerr negativ.

Njoftimi nga ambasada gjermane:  

Informacion i rëndësishëm për udhëtarët për në Gjermani

Nga dita e dielë, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërisht si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:

Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit ëëë.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

ℹ Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit:  

https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2480008

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll