Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjermania ‘duartroket’ zgjedhjen e anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese: Ju mbështesim, i rëndësishëm vendimi i 26 shtatorit

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Ambasadori gjerman Peter Zingraf çmon zgjedhjen e dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska dhe Fiona Papajorgjit nga parlamenti.

Në deklaratën e tij zyrtare, përfaqësuesi i Gjermanisë në Shqipëri thekson vendimin kushtëzues të parlamentit gjerman në 26 shtator për çeljen e negociatiave të Shqipërisë, e cila kërkon ‘’rivendosjen në funksionalitet të Gjykatës Kushtetuese, e cila e ndihmon Shqipërinë të afrohet me BE-në’’.

Gjermania konfirmoi në 26 shtator hapjen e negociatave për integrim në BE për vendin tonë duke vendosur 9 kushte, mes të cilave është ngritja e institucioneve të larta të drejtësisë.

Reagimi i Gjermanisë pas zgjedhjes së dy anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese:
Në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme, që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin. Ne përshëndesim vendimin e sotëm të parlamentit shqiptar. Bundestag-u Gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese