Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Sht
23 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Gjermania: Do kthejmë të gjithë azilkërkuesit shqiptarë e kosovarë, do presim vetëm sirianët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një paralajmërim i fortë vjen mëngjesin e të hënës nga qeveria gjermane, e cila shprehet se të gjithë azilkërkuesit nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, do të kthehen në vendet e tyre pa përjashtime. Shkak, fluksi i madh i emigrantëve që vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Siria.

Gjermania do të shpenzojë 6.6 miliardë dollar për të përballuar fluksin e 800 mijë emigrantëve dhe refugjatëve që kanë kaluar kufirin që nga fundi i vitit 2015, tha qeveria gjermane herët mëngjesin e të hënës. 

Anoncimi nga koalicioni qeverisës i kancelares gjermane Merkel vjen pasi Gjermania dhe Austria i hapën kufijtë e tyre për valën e emigrantëve që po vinin nga Lindja e Mesme, Afrika dhe vende të tjera.

“Ne duhet të japim një sinjal të fortë njerëzor për të treguar se vlerat e Evropës janë të vlefshme edhe në kohëra të vështira. Mënyra sesi po sillet Hungaria është e pabesueshme” tha sekretari i përgjithshëm i Gjermanisë Yasmin Fahimi.

Skenat emocionuese të gjermanëve dhe austriakëve civilë që mirëprisnin emigrantët kur mbërrinin në vendet e tyre bien në contrast me mënyrën sesi i kanë pritur ata në Hungari. Budapesti i vendosi nëpër kampe dhe ka pasur një seri konfrontimesh ndërmjet policisë dhe refugjatëve, shumë shpesh duke i rrahur ata.

Gjermania, vendi më i pasur evropian tha gjithashtu se do të bëjë të mundur deportimin e kërkuesve për azil nga vende që i konsiderojnë të sigurta, si Mali I Zi, Kosova dhe Shqipëria, për të përballuar fluksin e madh të vendeve si Siria, Iraku dhe Eritrea. 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img