Guido Pohlmächer është gjermani i famshëm jo vetëm për tatuazhet e shumta në trupin e tij, por dhe për dashurinë ndaj Shqipërisë.
37-vjeçari gjerman u dashurua me vendin tonë pas miqësisë me familjen Hoti nga Rugova e Hasit, e cila jeton në Gjermani.
Ai ka gjetur një mënyrë unike për ta shprehur këtë dashuri. Në njërën faqe ka bërë tatuazh shqiponjën dykrenare, por së fundmi në ballë ka stampuar përgjithmonë simbolin e famshëm me dy duar.
37 –vjeçari ka deklaruar se miqësia me shqiptarët dotë jetë e përjetshme, veçanërisht pas vizitës së realizuar në Kosovë tek familja Hoti, ku është shprehur i fascinuar me traditën dhe mikpritjen e popullit tonë.