Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Gjermanët zbuluan 22 vjeçaren shqiptare me virusin britanik”, Bino: Kemi hetuar, nuk është…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c8b17617ac9480587b6de0f1c8cdcd25

Silva Bino e ISHP është shprehur se përgjigja e monstrave që janë dërguar në Londër,  në lidhje me identifikimin e variantit të ri do të vijnë shumë shpejtë.

Në lidhje me rastin në Gjermani të një vajze shqiptare që kishte qënë në Shqipëri dhe kishte rezultuar pozitive me variantin e ri, Bino tha se ka folur me autoritete atje dhe se ky rast nuk është i vërtetë.

“Do vijnë sapo të përfundojnë. Të gjitha laboratoret e referencës kanë mbingarkesë. Të gjtiha masat e kontrollit janë të njëjta. E veçanta e këtyre shtamave është se rrisin transmetueshmërinë, dhe shkaktojnë vdekje të lartë sidomos ai i Afrikës së Jugut. Ja pse janë përforcuar masat.

Do të jetë shumë shpejt, jemi në kontakt me kolegët në Londër. Nuk kemi pasur vonesa. Sa i përket rastit, është i publikuar në Gjermani dhe Shqipëri. Nisëm hetimin. Në Berlin ku gjendet pika fokale për rastet që vijnë.

S’kishin asnjë informacion, dhe kam edhe e-mailet që s’ka asnjë hetim apo investigim. Ishte dhe një rast me variantin e Afrikës s Jugut, por që nuk ishte e thënë që vinte nga Shqipëria apo ndonjë vend tjetër i BE. Ky është rast mediatik që hetimi jonë s’ka nxjerrë kontakte, siç kemi pasur për raste të tjera që janë hetuar me hollësisht,” tha Silva Bino.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img