Tirana
overcast clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
1kmh
90 %
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Gjergji Goro i Himarës: Na goditi STUHIA, mjerë ata që paturpësisht paguajnë mediat për të dëmtuar imazhin e qytetit tonë (FOTOT NGA PUNA NË LUNGOMARE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2209ed363a8c3994ab5a801c59e3c0c5

Gjergj Goro, kryetar i bashkisë së Himarës thotë se stuhia që goditi qytetin turistik bregdetar dëmtoi ‘Lungomaren’ e re, por bashkia ka marrë masat që fundjava ta gjejë zonën turistike siç ka qenë më parë.

Kryebashkiaku i Himarës akuzon për ”fakenews” (lajm të rremë) të gjithë ata që përfituan nga situata dhe nxituan të publikojnë foto për shkatërrimin e investimit, raporton newsbomb.al.

“Mjafton të shohin diçka që nuk shkon dhe që nuk varet nga njeriu dhe hidhen përpjetë duke nxjerrë inatet e vjetra poshtërsisht. Njerëz që me hile ia patën Himarës dhe himariotëve prej një dekade. Kanë në duar telefona dhe postojnë idiotësira në profilet që kanë hapur për të bërë zhurmuesin në Himarë. Nga zyrat e tyre japin urdhëra, paguajnë para në media vetëm për të dëmtuar imazhin e Himarës. Natyrisht për interesa të ndyra për prona dhe lakminë që nuk ka një rast të ngjashëm me ta. Harrojnë që Himara I ka përzënë me turp poshtërsisht. Ndërkohë siç e shihni ne jemi në punë”, shkruan Gjergji Goro në rrjetet sociale duke treguar dhe foto nga puna që po bëhet për të kthyer në normalitet lungomaren e bashkisë, raporton newsbomb.al.

HIMARE 1.jpg
HIMARE 3.jpgHIMARE 2.jpg
HIMARE 4.jpg
HIMARE 5.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img