Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjergj Luca takon Hashim Thaçin në Hagë: Lavdi veprës së trimërisë së këtyre burrave

Shkruar nga Newsbomb
Gjergj Luca takon Hashim Thaçin në Hagë: Lavdi veprës

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë, të cilët ndodhen pas hekurave pasi po gjykohen për krime lufte.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Luca thotë se gjykimi ndaj tyre po bëhet padrejtësisht.

Teksa flet për takimin me Hashim Thaçin, biznesmeni thekson se shkoi për t’i motivuar, por u befasua nga jeta, optimizmi dhe forca qe mori nga ish-presidenti i Kosovës.

“Hyra për t’i dhënë optimizëm ati burri apo siç i thoni ju për t’i jap gajret me të thanë të drejtën kishte aq optimizëm aq shumë jetë aq shumë forcë sa unë dol i trishtuar edhe lash burra të fortë aty brenda që kishin energji pa fund dhe pozitivistët pa fund”, ka thënë  Luca.

Sipas Gjergj Lucës, krimi i vetëm që ka bërë Thaçi është se ka nënshkruar Marrëveshjen e Rambujes, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, si dhe se ka organizuar luftën çlirimtare.

“Sot mbushen tre vite që Hashim Thaçi bashkë me shpirtin e shqiptarisë janë në Hagë duke vuajtur dënimin për “krimin” e vetëm se sakrifikuan gjithçka për Kosovën e Pavarur. Turp për shqiptarinë që helmohet përditë nga feudalizmi bolshevik (i udhëheqësve kosovarë). Lavdi veprës së trimërisë së këtyre burrave. Rroftë kombi shqiptar!”, ka thënë Luca.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese