Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjergj Bojaxhiu, gati të shpallë kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Tiranës

Shkruar nga Newsbomb

Anila Basha

Gjergj Bojaxhiu, është kandidatura që po përgatitet për të dalë i pavarur nga të dy palët politike në Tiranë. Deri tani, Bojaxhiu nuk ka folur për këtë çështje, duke e lënë në mimikën e një buzëqeshjeje pa treguar gjë.

Por zërat e kandidimit të tij në Tiranë po shtohen, madje edhe një staf që po punon për kandidaturën e Gjergj Bojaxhiut. 

Ndoshta Bojaxhiu po pret që të dalin kandidatët e dy palëve, PS e PD në Tiranë për t’u përfshirë në garë, edhe pse nuk ka shumë kohë, në rast se do të punojë i pavarur.

Eduart Zaloshnja, që merret me sondazhet, e ka përmendur emrin e Bojaxhiut në një shkrim të gazetës “Tema” madje dhe dy personazhe të tjerë, njerëz të thjeshtë, për të treguar sesa të zhgënjyer janë ata nga çdokush që do të zgjidhet nga partitë politike.

Kështu Zaloshnja, ka zhvilluar dy sondazhe kohët e fundit në Tiranë dhe një sondazh i tretë nga një agjenci e pavarur. Zaloshnja arrin në përfundimin se 1/3 e kryeqytetasve me të drejtë vote janë gati të votojnë një kandidat të pavarur, në qoftëse një i tillë futet në garë. “Ndërsa në rang vendi më rezulton se vetëm 1.45 milionë zgjedhës janë gati të votojnë për një kandidat të dy koalicioneve kryesore, nga 1.75 milionë zgjedhës që votojnë. Kjo do të thotë se sipas sondazhit janë 120 mijë vota në Tiranë dhe 300 mijë vota në gjithë Shqipërinë” shkruan Zaloshnja në komentin e vet.

Po çfarë ka ndodhur? Gjergj Bojaxhiut për të hyrë në garë do t’i duhen minimalisht 7000 firma që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ta regjistroj si kandidat. Sipas një vendimi të KQZ kohët e fundit, për çdo kandidat që do të hyjë në garë, duhen firmat e 7000 personave, me fotokopjet e kartave të identitetit, dhe jo certifikatave siç ishte parashikuar më parë. E duket se kjo është lëvizja e parë që e çon Bojaxhiun drejt kandidimit.

Gjergj Bojaxhiu, në vitin 2003 u diplomua me gradën Master për ekonomi ndërkombëtare pranë universitetit “John Hopkins” në SHBA. Ai ka kryer studimet e larta Bachelors në Filozofi dhe Histori Matematike e Shkencë pranë Kolegjit St. John‘s. Në vitet 2005-2007 ka mbajtur postin e zv,ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës e më pas drejtor i KESH. Gjergj Bojaxhiu u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u bashkuar me PD, në Komitetin e Politikave Drejtuese (ish-KOP). Por ka qenë kritik me mënyrën e funksionimit të kësaj partie dhe rregullave të demokracisë së brendshme në të, duke u shkëputur për disa vite dhe duke mos pranuar angazhime politike. Eshtë një intelektual që veç punës së tij të përditshme të menaxhimit, merret shumë me sport, ishte një ndër alpinistët që ngjitën majën e Everestit në vitin 2012, për 100 vjetorin e Pavarësisë. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll