Hapësire reklamuese

Politikë

Gjergj Bojaxhi mohon krijimin e partisë: Nuk ka asgjë konkrete

Shkruar nga Newsbomb

Gjergj Bojaxhi ka mohuar të ketë një vendim se grupimi “Ne Tirana” do të kthehet në parti politike për të garuar në zgjedhjet e përgjithshme të 2017. I pyetur nga Newsbomb për lajmin e publikuar sot në media, Bojaxhi është shprehur se aktualisht është duke shijuar pushimet, por sipas tij është e guximshme të thuash një gjë të tillë në këto momente, megjithëse nuk e ka përjashtuar si projekt për të ardhmen.

“Unë jam duke shijuar pushimet në këtë moment. Padyshim nëse do të kishte nismë konkrete do të ishim mbledhur dhe diskutuar. E para s’do të ishte emri ‘Ne Tirana’ dhe e dyta do të vendoset linja se në cilin profil do të jemi majtas, djathtas apo qendër. Më duket e guximshme të thuash një gjë të tillë që tani. Padyshim njerëzit mblidhen dhe diskutojnë por ne nuk kemi vendosur asgjë”, deklaroi Bojaxhi për newsbomb.al.

Ish-kandidati për bashkinë e Tiranës është shprehur njerëzit te “Ne Tirana” u mblodhen rreth tij, çka duhet të ndryshojë nëse do të vazhdohet përpara.

“Njerëzit te ‘Ne Tirana’ u mblodhën rreth Gjergjit, por tani gjërat duhet të jenë më serioze nëse do të ecet përpara. Ndaj them se është diçka që nuk mund të thuhet në këtë moment”, ka theksuar ai.

Një deklaratë e anëtarit të grupimit “Ne Tirana”, Ermal Hasimja se tashmë po mendohet për zgjedhjet e 2017-ës, u interpretua në media si krijim i partisë së re, e drejtuar nga Gjergj Bojaxhi.

Lexo edhe: “Ne Tirana” kthehet në parti politike, me listë të plotë në zgjedhjet e 2017

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu