Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave do të rikonstruktohet dhe të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës që ndjekin studimet atje, do të kenë në dispozicion një godinë të re dhe me kushte bashkëkohore, shkruan newsbomb.al.
Bashkimi i operatorëve ekonomikë “R&T & METRO DESIGN” sh.p.k janë shpallur fitues të tenderit me vlerë 620,827,808 lekë të reja me TVSH dhe ka 24 muaj kohë për përfundimin e punimeve.
Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave, pjesë e Universitetit të Tiranës, është ndërtuar në vitin 1939 dhe ndodhet në pjesën verilindore të parkut të madh të Tiranës. Godina është amortizuar dhe ka pësuar dëmtime të shumta gjatë dy tërmeteve të vitit 2019.
Njoftimi i fituesit per tenderin e Gjeologjikut
Dëmtime janë konstatuar në muraturën mbajtëse dhe nga kontrolli në objekt ka rezultuar se ka dëmtime domethënëse në muret e drejtimit tërthor në katin përdhe. Gjithashtu, në njërën prej qosheve të ndërtesës (faqja lindore) janë vërejtur çarje domethënëse në veshjen e jashtme, te cilat zhvillohen ne dy kate.
Të konsiderueshme dëmtimet janë dhe në pjesët e tjera të godinës së Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, kryesisht fasada, veshje dekorative, soleta dhe ambinetet e tjera.
Krahas ndërhyrjeve të rikonstruksionit parashikohet ndërtimi i ndërtesës së re të Muzeut të Gjeologjisë dhe sistemimi i terrenit duke krijuar shkallare me tarraca të gjelbërta, që përshkohen nga rrugët lidhëse me shkallare, raporton newsbomb.al.
Projekti i godines se rikonstruktuar te FGJM
Në kuadër të Paktit për Universitetin, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes ka marrë përsipër angazhimin për ndërtimin e një vëllimi të ri, për Muzeun e Gjeologjisë.
Objektivi kryesor i projektit për “Muzeun e Gjeologjisë dhe Minierave" është të sigurojë ambiente të projektuara dhe të përshtatura në përputhje me kërkesat dhe nevojat e veprimtarisë akademike, me standardet bashkëkohore infrastrukturore dhe çdo akt juridik, normativ, apo standard në fushën e projektimit në Republikën e Shqipërisë.
Gjendja e ambienteve ekzistuese ne godinen e FGJM
Ngjyra, estetika, stili dhe materialet e përdorura do të ndjekin një linjë konceptuale, duke reflektuar edhe tendencat e kohës. Volumi do të vijë në përputhje me linjën e objektit 4 katësh që ndodhet në afërsi të tij duke u respektuar çdo distancë.
Ne katin nëntokë të Muezut të ri, duke iu referuar dhe detyrës së projektimit janë parashikuar ndarje funksionale që përfshijnë auditorin, depon e ujit, Muzeun e Gjeologjisë, ambientet e fonisë, ambientet teknike dhe nyje higjenosanitare.
Kapaciteti i auditorit është parashikuar të mbulojë një numër prej 200 vizitorësh.
Projekti i ambineteve te brendshme te Muezut te ri te Gjeologjise
© Ky është një artikull ekskluziv i portalit Newsbomb.al