Sot është 80 vjetori i lindjes së shkrimtarit gjirokastrit Ismail Kadare. Krahas urimeve ardhur nga personazhe të politikës, kulturës e shoqërisë civile, për gjeniun e letrave shqipe është bërë edhe kjo këngë kënduar nga Grupi i Pilurit enkas për këtë 80 vjetor.
Nga: Kristo Çipa
Sta peshoj dotë atë famë
Krye kulmi I madhështisë
Se ty lakmuar të kanë
Gjithë kombet e krenarisë
Yni Kadare
Botë pushtuesi me penë
Kadare zë planetari
Me Shekspirin zgjidh thilenë
Dhe me Danten mjekon zjarrin
I gjalli nga të mëdhenjtë
I madhi kurorë penguar
Bota besim kadifenjtë
Nga madhështia hutuar
Yni Kadare
Për gjakun blu të mendimit
Mjegulla maji qëndise
Në lulëzim të perëndishëm
Për mbi krye të kulturës
Gdhende një të bukur hark
I përtuar përtej urës
Nobelizmi dot stë kap
Yni Kadare
Ashtu të doja dhe unë
Ëndër e bardhë mbi vetull
Se shekujt do shkojnë për gjumë
Ti të përjetshmen ke mbjellur
Refreni
Dëshpërimet Shqipëtare
Ia ktheve botës në dritë
Gatove veprën krenare
Gjeniu Gjirokastrit
Sveni dot më lartë o male
As me thellë ju oqeane
Vetëm fama Kadariane
Aq sa rritet dhe përhapet
Të lumtur të gjithë sa qemë
Që jetuam Kadarenë