Një general rus ka zbuluar planet e Moskës për luftën në Ukrainë dhe synimet pasi të merret nën kontrollin e tyre një territor i konsiderueshëm në lindje dhe jug të vendit.
Për herë të parë që nga fillimi i luftës, gjenerali rus Rustam Minnekayev pranoi gjatë një interviste në televizion se synimet e Rusisë nuk kushtëzohen vetëm te marrja nën kontroll e rajonit të Donbasit.
Ai tha se ushtria ruse në këtë fazë të dytë synon të ketë nën kontroll këtë rajon që është thuajse e gjithë pjesa jugore e Ukrainës me disa qytete të rëndësishme si Donetsk dhe Luhansku.
Por Minnekayev zbuloi planin për të sulmuar një tjetër shtet, Moldavinë.
Mesa duket Rusia planifokon të dalë me ushtrinë e saj në Moldavi duke krijuar një korridor të sigurtë në jug të Ukrainës, që kalon përmes disa qyteteve të rëndësishme.
I pari është Mariupoli, qytet tashmë i shkatërruar plotësisht dhe nën kontrollin e rusvëe. Edhe Berdyansk dhe Melitopoli janë nën kontrollin e rusëve, ku së fundmi raportohet se kanë ngritur edhe katër baza ushtarake.
Në këtë pikë, Rusia lidhet me korridor toke me gadishullin e Krimesë, ndërsa hapat e tjerë janë Khersoni dhe më pas Mykolayiv që është aktualisht nën sulme intensive.
I vetmi qyetet që mbetet për ta lidhur ushtrinë ruse me Moldavinë, është Odesa. Nëse qyteti port bie në dorën e pushtuesve rusë, sipas gjeneralit Rustam Minnekayev ushtria do të marrë nën kontroll rajonin e Transnistria-s që ndodhet në Moldavi.

Transnistria është një enklavë e vogël separatiste, me kryeqytetin e saj në Tiraspol, e cila nuk njihet nga asnjë nga vendet e OKB-së (as Moska) e lindur nga një kryengritje e armatosur që ndodhi pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1992, raporton newsbomb.al.
Aktualisht në këtë rajon janë të vendosur 1,500 ushtarë rusë. Këta ushtarë u dërguan pas kryengritjes si kontingjent paqeje, edhe me pëlqimin e Kishinaut (kryeqyteti i Moldavisë), por me angazhimin për t’u larguar nga vendi pas një viti. Ndonëse kanë kaluar 30 vite, ushtarët rusë janë ende atje. Moldavia nuk është një shtet anëtar i NATO-s.
Gjenerali rus tha se Moska nuk ka frikë nga përshkallëzimi. Ai hoqi një paralele me luftën kundër Rajhut të Tretë: Me sa duket, ne tani jemi në luftë me të gjithë botën, si në Luftën e Madhe Patriotike: e gjithë Evropa, e gjithë bota ishte kundër nesh. Dhe tani është njësoj”.
“Kontrolli mbi Ukrainën jugore është një tjetër korridor për Transnistrinë, ku popullsia rusisht-folëse është e shtypur. Për këtë operacioni special duhet të arrihet me sukses. Të gjitha objektivat do të arrihen. Ne nuk e kemi filluar këtë luftë”, ka thënë gjenerali rus Minnekayev.