Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
31 %
7.7kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gjenerali i Zanatçinjve, njihuni me Ramiz Shemen njeriu që prodhoi saçet, sitat e shoshat e jugut: “Fukaraja ka shkuar te paraja” shkruan gazetari (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ramiz Sheme vështron nga aparati me njërin sy që sheh, sepse tjetri është jashtë funksionit. Eshtë veshur keq e mos më keq dhe për shkak të vapës e lodhjes, ulet në shkallët e bankës.

“Fukaraja ka shkuar te paraja”, shkruan jo pa ironi gazetari Flamur Cepele, për njeriun më të njohur të zonës së Rroskovecit, “gjeneralin e zanatçinjve” e quan ai, njeriun që me duart e tij plot kallo, ka prodhuar me qindra Saçe, sita, shosha dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me guzhinën.

Mjeshtër i punës me dorë. Ka punuar në të gjitha sistemet pa u ndalur. Dhe sot, merr vetëm fare pak para, me ato para rend dyerve të farmacisë për të marrë ilacet që janë baraz me pensionin që merr.

Postimi i plotë i Gazetararit

Sapo ishte ulur këtu në shkallët e kësaj banke. Për t’u shlodhur paksa. Kishte ardhur fukaraja tek paraja! Por nuk kishte asnjë lidhje. Thjeshtë një ndalesë, një këputje gjunjësh, një qartësim shikimi, një përqëndrim dëgjimi, një çast pushimi. I ra rruga. Kishte marrë ilaçet në farmaci, që janë baraz me pensionin mujor! Një shkundje poturesh e kryeministrit, një pordh me rigon e këtyre deputetëve të rinjë me moshë e hajdutërira të vjetra: ja shpërblimi që merr artizani gati shekullor, që nuk e pjell’ më nëna! Një qeskë me ilaçe!

Artizani, zanatçiu i paarritshëm është gjallë! Një muze i gjallë me saçe, sita, shosha dhe çdo gjë që ka lidhje me guzhinën, me bukën e përditshme. Qeveritarë e politikanë që s’kini punuar asnjë ditë, që s’kini asnjë kallo në duar, që nuk e dini ç’është puna me djersë, por që po e zhvasni këtë popull! Vështrojeni dëshmitarin! Ai ju akuzon, se për tridhjetë vjet, që merr pensionin qesharak, ju e kini vjedhur! Po po! Ramiz Sheme, mjeshtri artizan i dy sistemeve ju pështyn’ në fytyrë, ju o të pafytyrë!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img