Tirana
heavy intensity rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
76 %
3.1kmh
75 %
Hën
11 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

Gjeneral Bajram Begaj pranoi propozimin, socialistët mbledhin firmat, pasdite Kuvendi voton për Presidentin

Lajme të ngjashëm

Gjeneral Bajram Begaj është propozuar nga Partia Socialiste si kandidat për kreun e shtetit. Sot është raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, dhe mundësitë janë që Begaj të marrë 71 votat e nevojshme për zgjedhjen në postin e rëndësishëm.

Aktualisht ai mban detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Gjatë një takimi me Edi Ramën mbrëmjen e djeshme në Kryeministri, Begaj ka pranuar propozimin dhe ka thënë se nëse Kuvendi e votëbeson sot, si ushtarak do ta kryer detyrën me nder.

Paraditen e sotme pritet që deputetët socialistë të mbledhin firmat për propozimin zyrtar të Bajram Begaj. Në orën 10.00 grupi parlamentar i PS do të nisë mbledhjen e firmave, të cilat duhet të jenë jo më pak se 20-të, për t’i dërguar më pas në Kuvend.

Në orën 12:00 përfundon zyrtarisht afati i fundit i vendosur nga Kuvendi për dorëzimin e kandidaturave për President të Republikës, shkruan newsbomb.al. Ky është raundi i katërt dhe i parafundit për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Në bazë të një marrëveshje me PS, opozitës ju la e drejta të propozonte një emër tre raundet e para. Për arsye që nuk dihen opozita e kryesuar nga Enkelejd Alibeaj u tërhoq. Publikisht ky i fundit tha se mazhoranca e kishte shkelur marrëveshjen që ata kishin arrit në Konferencën e Kryetarëve.

Komisioni i Ligjeve do të mblidhet në orën 16.00 për të vlerësuar kandidaturën e propozuar nga mazhoranca socialiste. Deputetët do të verifikojnë nëse Gjeneral Bajram Begaj përmbush kushtet ligjore dhe kushtetuese për postin e kreut të shtetit.

Nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë Komisioni i Ligjeve për figurën e kreut të Shtabit të Forcave të Armatosura, pasi ai është kallëzuar në SPAK nga ish-kreu i Forcës Detare Artur Meçollari. Në një përgjigje dy javë më parë, Prokuroria Speciale konfirmoi se Bajram Begaj ishte person nën hetim.

Dy orë më vonë, në orën 18.00, Kuvendi do të mbajë seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, shkruan newsbomb.al. Gjenerali është kandidati i vetëm dhe pritet që të sigurojë 71 votat që i duhen për të nisur rrugëtimin drejt Presidencës.

Më shumë