Gjendje skandaloze në spitalin e Kosovës, vajza detyrohet t'i shërbejë nënës së infektuar me COVID-19 (FOTO)

Publikuar tek: rajon, më 07:52 04-08-2020 Gjendje skandaloze në spitalin e Kosovës, vajza detyrohet t'i shërbejë nënës së infektuar me COVID-19 (FOTO) Vajza duke i sherbyer nenes se saj te infektuar me COVID-19

Spitalet e Kosovës duket se janë në gjendje skandaloze, të paktën kështu duket nga fotot që kanë publikuar mediat kosovare.

Në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare (QKUK) është fotografuar një vajzë që detyrohet t'i shërbejë vetë nënës së saj të infektuar me COVID-19.

Në foto shihet vajza duke i mabjtur nënës së saj serumin dhe duke rrezikuar infektimin nga koronavirusi, ndërsa pamjet janë vërtet skandaloze.

Mediat kosovare shkruajnë se pavarësisht rrezikut, familjarët e të sëmurëve lejohen të frekuentojnë dhomat ku gjenden të shtruar pacientët me koronavirus.

Shifrat e të prekurve dhe viktimave po rriten çdo ditë në Kosovë, ku ditën e djeshme kishte 250 raste të reja dhe 7 të vdekur si pasojë e koronavirusit.

gaz.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012113094329834
array(1) { ["section"]=> string(112) "gjendje-skandaloze-ne-spitalin-e-kosoves-vajza-detyrohet-t-i-sherbeje-nenes-se-infektuar-me-covid-19-foto-216003" }