Pandemia e Covid-19 vijon të jetë në nivele të larta në Greqi.
Sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, në shtetin fqinj janë regjistruar 1667 raste të reja me koronavirusi, një numër i ulët në krahasim me 24 orë më parë.
Ulje të kurbës ka edhe në atë të viktimave, gjithsesi 98 viktima në harkun e 24 orëve vijon të shqetësojë institucionet shëndetësore në vend.
Numri më i lartë i vdekjeve për shkak të virusit në një periudhë 24 orëshe u regjistruan të shtunën e shkuar, kur humbën jetën 121 pacientë.
Situatë e rënduar edhe në spitale, aty ku po trajtohen në terapi intensive 612 qytetarë.