Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Bujar Qamilit, flet miku i këngëtarit: Ka patur probleme, por jo nga Covid-19

Shkruar nga Newsbomb

Miku i këngëtarit të mirënjohur të muzikës popullore shkodrane, Bujar Qamili ka treguar gjendjen shëndetësore të tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramazan Çeka ka thënë se këngëtari ka pasur probleme shëndetësore, por jo nga Covid-19.

Sipas tij, Bujar Qamili ka pasur një shqetësim nga veshkat dhe për këtë është trajtuar në Itali, por tani po përmirësohet dukshëm.

"Të nderuar miq, kolegë, gazetarë, punonjës mediash e dashamirës të artit.

Nisur nga situata aspak e qetë psikologjike, e cila sa vjen e po na bën të pranojmë e ta marrim si të vërtetë çdo lajm u bëj me dije se sapo kam komunikuar personalisht me "Mjeshtrin e Madh" dhe mikun tim më të përzemërt Bujar Qamili.

Ai vërtetë ka pasur probleme shëndetësore, por jo me Kovidin.

Falë një trajtimi të specializuar dhe intensiv në Itali, gjendja e tij është stabilizuar dhe po përmirësohet dukshëm.

Në emër të Bujarit dhe familjes së tij u percjell me nota përzemërsie falenderimet më të sinqerta për interesimin tuaj", shkruan Çeka.

cekaaa.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu