Punonjësit e Bashkisë së Lezhës kanë zbuluar një skelet njeriu në sheshin e qytetit, teksa po gërmonin për të nxjerrë ujë për vaditjen e lulishtes. Skeleti është gjetur në thellësinë 1.5 metër dhe ka dyshime të forta se ato mund ti përkasin viktimave të komunizmit. Kjo edhe për faktin se pranë vendit ku u gjetën eshtrat ka qenë edhe dega e punëve të Brendshme.
Teksa është lajmëruar Agjensia e Shërbimit Arkeologjik, është kërkuar ndalimi i punimeve. Ata kanë nisur verifikimet për rastin, ndërkohë pritet kryerja e të gjitha veprimeve për të arritur në konkluzione përfundimtare.
Sondazh
Poll